Vijon protesta në shesh në Tiranë, për të 68-tën ditë. Protestuesit si çdo mbrëmje janë grumbulluar në sheshin Skënderbej,. Më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë ku kanë nisur me thirrje dhe fjalime në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Siç raporton Top Channel, kërkesat e tyre vijojnë të pandryshuara, teksa kërkojnë largimin e të gjithë klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike.
Burimi:
Bota Sot
