Pjesëtari i MUP-it ndalohet në Jarinjë

0%

Shpërndaje në: Një pjesëtar i Policisë së Serbisë (MUP) është ndaluar në pikëkalimin kufitar të Jarinjës të enjten në mbrëmje. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “ Kossev ”. Në raportim është thënë se i ndaluari është nga Kosova. “Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e cituar nga Policia e Kosovës.

Nuk është bërë e ditur për çka dyshohet ky person. KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur të enjten në mbrëmje. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Burimi: Koha