Hoxha: Deri tash, parimi i Kushtetutës është shkelur në të gjitha

0%

Shpërndaje në: Erblin Hoxha, njohës i çështjeve politike, ka thënë se në të gjitha rastet, pos atë të Atifete Jahjagës, me zgjedhjen e presidentëve është shkelur parimi kushtetues që presidenti të jetë unifikues i të gjithëve.

Në “Specialen” në KTV të enjten, Hoxha ka thënë se në fjalimet e fundit kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se ka hequr dorë që një partiak i tij ta udhëheqë Presidencën. Sipas tij, këtë Kurti e ka kërkuar edhe nga Lidhja Demokratike me të cilën po negocion për formim të institucioneve.

“Ne gjithmonë e kemi thyer Kushtetutën, pos zonjës Jahjaga që s’ka qenë e përfshirë në politikë. Parimisht me të gjithë të tjerët e kemi shkelur Kushtetutën… Kemi pasur president që nuk e kanë thyer ligjin, por kanë shkelur parimet e Kushtetutës. Parimi i Kushtetutës thotë që presidenti duhet të jetë unifikues i të gjithëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cili prej presidentëve partiakë që e kemi pasur ka qenë unifikues i të gjithëve? Asnjëri. Parimi është thyer këtu. Ata janë pajtuar mes vete sepse i kemi pasur dy parti që kanë thënë se ‘për ne s’ka problem, këta janë të vegjël e s’mund të na bëjnë gjë’.

Parimi thotë se presidenti/presidentja s’duhet të anojë as në të majtë, as në qendër, as në të djathtë, por të jetë personifikim i unitetit të përgjithshëm”, ka thënë ai.

Burimi: Koha