Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, u ekstradua nga Spanja në Kosovë. Në këtë përleshje më 2023 u pat vrarë një person dhe plagosur dhe lënduar disa të tjerë. Nikollaj pas përleshjes ishte arratisur.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë. “I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, njoftoi Policia e Kosovës.
