Mbetjet mortore në Zubin Potok, nis hetimi edhe në lokacionin e tretë

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut po vazhdojnë intensivisht, ndërsa aktualisht po zhvillohen veprime hetimore edhe në një lokacion të tretë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa deri më tani tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” . Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione.

Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka njoftuar se prokurorja përgjegjëse ka qenë në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, për të mbikëqyrur zhvillimin e veprimeve hetimore. Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimeve, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se nuk mund të japë më shumë informacione në këtë moment.

“Informacione shtesë do të publikohen sapo kjo të jetë e mundur, pa cenuar zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com