Në ambientet e kompleksit të “Etno Fest”-it në Kukaj nisi edicioni i 16 i “Eton Fest”-it. Në një skenografi të bukur me ekspozitën e Ferid Morinës “Polifonia e Dritës” doli në skenë Fadil Hysaj. Ideatori i këtij festivali tashmë me përmasa ndërkombëtare, krejt spontanisht paralajmëroi se çfarë do të ketë në këtë edicion i cili do të zbërthej temën e kujtesës.
Gjatë fjalës së tij nga një objekt jo larg kompleksit “Etno Fest” dëgjohej një muzikë tallava e cila binte ndesh me frymën e festivalit.
Këtë fakt e regjistroi edhe Albulenë Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës e cila e hapi festivalin me premtimin se mbështetja për të do të shtohet me dëshirë që vitin e ardhshëm mos të ketë këso përzierje zërash tallava me tingujt e violençelos me të cilën u përcoll hapja e festivalit.
Pastaj mysafirët vazhduan me vizitën e ekspozitave dhe instalacioneve që prekin temën e kujtesës ‘Eksodi 99″ dhe “Karrigia e stomatologut” të dyja këto instalacione preknin dy gjendje tragjike të fundshekullit në Kosovë, përzierjen nga puna dhe dëbimin me dhunë.
Më pastaj rrëfimi i natës së parë vazhdoi në amfiteatrin e vogël me pianisten e talentuar Lira Nuredini familja e së cilës i kishte dhuruar pianon “Etno Fest”-it.
Pastaj Lule Elezi, me lojë brilante në piano përcolli ritualin e stolisjes së nuses nga Aziza Shafitoviq, me motive ilire kujtesë e përkatësisë identitare të kombit Një ritual i veçantë kulturor që prekë në nukleus të identitetit kulturor. Përmes këtij procesi të dekorim stolisjes së nuses ilire.
Lule Elezi me virtuozitet artistik interpretoj tema në piano duke i dhënë festivalit nivelin e lartë të komunikimit të traditës dhe modernes.
Në tone të njëjta të komunikimit vazhdoi programi me shfaqjen “Mysafiri” ndërtuar me elemente ikonike të traditës së mikpritjes në interpretim të Shpetim Selmanit, Sheqerie Buqajt, dhe Shpejtim Kastratit, autori Fadil Hysaj kishte përimtuar elemente të mikpritjes tek shqiptarët që nga fjala përshëndetëse drejtuar mysafirit “Mirë se të ka pru zoti” për të kuptimësuar pastaj pjekjen dhe shtruarjen e bukës si kujdes për mysafirin duke forcuar besimin tek e vërteta e mikpritjes që do duhej kujtuar e kthyer në jetët tona si vlerë antropologjike e qenies sonë kulturore ku pjesa epike u shpërfaq përmes tingujve të lahutës së Mustafë Ramajt.
“Para bukës jemi të gjithë të njëjtë sepse uria është e njëjtë për të gjithë”. Një barazi e trajtimit njerëzor e cila sot po shpërfytyrohet. Mysafiri bëhet pjesë e familjes dhe mikpritja bëhet jo traditë por identitet.
Shfaqja përmbyllet me bukën e çerepit e cila u ofrohet të gjithë spektatorëve nën tingujt e muzikës të kompozitorit Memli Kelmendi ku prekej emocioni i traditës autentike e cila arriti tek secili spektator dhe ndodhi një pikëtakim mbresëlënës me kujtesën që thërret për restaurim vlerash e cila pastaj përcillet përmes tingujve të kavallit të Vendim Kapaj na dërgon në antikë tek Troja dhe filmi “Odiseu” i Nolanit i cili e gjeti tek kjo melodi zërin autentik të antikës ndërsa organizatori e solli në Etno Fest si vlerë tashmë fiton hapësirë ndërkombëtare.
Pastaj rrëfimi vazhdoi me tingujt e okarinës, kujtesë dhe identitet muzikë dhe antropologji përkatësie që qetësonte, gëzonte, admironte, mbronte dhe madhnonte ambientet autentike të “Etno Fest”, skenën e vogël të këtij festivali i cili po gjen shprehjet e harruara dhe po i bën aktive për kohën duke i arkivuar si përkatësi dhe komunikim me kulturat tjera.
Një interpretim bravuroz i artistëve italian nga Bolinja Leonardo, Roberto dhe Alberto të cilët në lojë me okarinë ekzekutuan komponime të Enno Maricone, James Horner, etj., që tingëllonin sikur ishin komponuar për këtë instrument të lashtë i cili na e kujton Bacën Shaqë i cili për shumë vjet kishte interpretuar këtu në “Etno Fest” me instrumente lashtësie, ku okarina zinte vendin parësorë.
Pas këtij takimi domethënës me lashtësinë muzikore mysafirët u takuan “sy më sy” instalacion që mprehë shikimin në retinë të të mbijetuarve të dhunës nga lufta. Shikimi i tyre si kujtesë dhe guxim për të bërë të zëshme dhembjen tragjike si bëri Nënë Ferdonija dhe Vasfija.
Rrëfimi pastaj thuret nëpër galeritë e shumta të kompleksit “Etno Fest” ku pjesëmarrësit e natës së parë dhe për tetë netëve me radhë takohen me instalacionin e Mentor Berishës “Eferveshenca kolektive” një refleksion mbresëlënës për delirinë që ka tragjiken brenda, pastaj me ekspozitën “Pema Hyjnore” e Gazmend Çitakut, “Çrregulkimet e sakta” piktura të Arben Shalës, skulpturat e Butrint Morinës, ” Murin e kujtesës” të Qamil Shahinajt deri te vizatimet e Berat Hasanit “Kartolina nga Kosova”.
Rrëfimi i natës së parë përmbyllet me gatime tradicionale dhe këngën e interpretuar bukurisht nga Edona Reshitaj. Sonte vazhdon rrëfimi i natës së dytë me muzikë korçare, vargje të Fishtës dhe danc modern.
