E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, mes raportimeve kontradiktore për të ardhmen e sulmuesit portugez te Milani. Sipas raportimeve të fundit, gjasat që Leao të qëndrojë te Milani janë rritur, ndërsa vetë lojtari dëshiron të bindë trajnerin Ruben Amorim se e meriton një vend në skuadër.
Megjithatë, MilanNews raporton se asnjë klub i elitës evropiane nuk ka bërë lëvizje konkrete për ish-futbollistin e Lille. Deri më tani, interesimi i vetëm ka ardhur nga dy gjigantët turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe. Galatasaray duket se është klubi më i vendosur për të transferuar Leaon.
Kampioni i Turqisë ka edhe një avantazh, pasi sulmuesi Victor Osimhen është mik i portugezit dhe mund ta bindë atë që t’i bashkohet të Galatasray. Nga ana tjetër, edhe Fenerbahçe mbetet në garë, pavarësisht spekulimeve se klubi mund të zhvendosë fokusin te Ismaila Sarr i Crystal Palace. Deri në këtë fazë, Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Leaon.
Klubi kuqezi është i gatshëm ta shesë vetëm përfundimisht dhe kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e reprezentuesit portugez.
