Kërcimet nga Ura e Fshajtë, “Ditët e Shqiptarit” ruan traditën mbi 70

0%

Shpërndaje në: Me adrenalinë, guxim dhe emocione kërcimesh prej 20 metrave lartësi, Gjakova ka mirëpritur edhe këtë vit garën tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshajtë, e cila mblodhi garues nga Kosova dhe rajoni. Për të dytin vit kjo garë tradicionale mbahet në kuadër të festivalit njëmujor “Ditët e shqiptarit” që sjell aktivitete të ndryshme.

Fatjona të dielën ka qenë atje dhe me storien e përgatitur na sjell atmosferën, fituesit dhe mesazhin që përcjell kjo ngjarje “Vetëm të qëndrosh buzë një ure 20 metra kërkon guxim”, dëgjohet në mesin e qindra spektatorëve të kërcimeve nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë. E, ka të atillë që kërcejnë nga kjo lartësi. Dhjetëra garues sfidohen e ofrojnë spektakël.

Por mbi të gjitha, ruajnë edhe një traditë mbi shtatëdekadëshe. Organizatorët e Kërcimeve nga kjo urë sivjet shënojnë edicionin e 76-të. Para nisjes së garës, zhytësit e Mitrovicës kontrollojnë sigurinë e terrenit, duke konfirmuar se thellësia e ujit arrinte në rreth 6.5 metra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për herë të dytë me radhë, ky organizim u mbështet nga festivali “Ditët e Shqiptarit”, që sivjet vjen me edicionin e tretë. Koordinatorja Jeta Gërqari, thotë se ky aktivitet tashmë është bërë më i veçanti i festivalit.

“Në kuadër të festivalit ‘Ditët e shqiptarit’ organizuar nga ‘Fondacioni për Gjakovën’, nën kupolën e këtij festivali, shoqata “Kërcyesit e Urës” – “Bridge Divers”, i cili është tejet atraktiv edhe është shumë e veçantë me i pa këta kërcimtarë nga të gjitha trevat ku sot i kemi edhe dy kërcimtarë prej Sarajevës, një ngjarje shumë e bukur dhe na bashkoi të gjithëve në këtë ambient të mirë.

Është kënaqësi dhe i përgëzojmë që e mbajnë gjallë këtë sport”, thekson ajo. Edhe SOT 1 gus 2026 20-vjeçari suharekas kampion bote në kikboks, dy herë kampion në Itali Kryetari i Fondacionit për Gjakovën, Ermal Hasimja, thotë që e kanë mbështetur me kënaqësi garën tradicionale, duke qenë se është aktivitet simbolik për Gjakovën.

“Kërcimet tradicionale nga ura janë aktivitet i rëndësishëm që i shtohet festivalit veror, është sport ekstrem por tradicional, herë pas here vijnë edhe nga jashtë. Është shumë interesante, ka plot vizitorë në këtë zonë, që është në njëfarë mënyre edhe plazhi i gjakovarëve.

Qëllimi i fondacionit ka qenë të gjejë çdo gjë që është interesante në mënyrë që të tërheqim sa më shumë vizitorë”, thotë ai. Për herë të parë në këtë garë, ka pasur garues edhe nga Bosnjë-Hercegovina. Ky vend është i njohur për kërcimet nga Ura e Mostarit. Triumfues i këtij edicioni në stilin dallëndyshe ka dalë Florid Gashi. Me vlerësime maksimale nga juria ai ka marrë vendin e parë.

Gashi ka edhe karrierë ndërkombëtare në kërcime dhe ka vjet që del i pari edhe në Gjakovë. “Unë jam Florid Gashi, kampion i Kosovës edhe kryetar i klubit ‘Bridge Divers’. Sivjet e zura prapë vendin e parë, jam i lumtur për këtë çmim edhe për garuesit, i falënderoj të gjithë.

Është shumë një adrenalinë e madhe, me të thënë të drejtën jam frikësuar gjithmonë po prej që mora pjesë në urën e Mostarit atje ishte një lartësi më e madhe edhe tash prej këtu më është larguar frika krejt. Jam kampion i shumëfishtë, që 9 vjet i organizoj rregullisht, vitin e kaluar u tërhoqa, por ra interesimi është dashur të rikthehem”, deklaron ai.

Si themelues i “Bridge Divers”, thotë se organizimi ka shkuar shumë mirë dhe se më e rëndësishmja, aktiviteti u zhvillua pa asnjë lëndim.

Edhe SOT 31 kor 2026 Hertica e tokave pjellore e atraksioneve turistike “Gjithçka ka shkuar mirë, kryesorja garuesit nuk janë lënduar, të gjithë patën disa probleme me frymëmarrje por ato janë normale sepse është sport ekstrem, gjithçka shkoi mirë”, thekson Gashi. Çmimin e dytë në këtë kategori e ka marrë Shkëlzen Goqi. Garuesit Bledar Morina dhe Albion Gashi kanë ndarë çmimin e tretë.

Gara ka edhe kategorinë e kërcimit në këmbë. I pari ka dalë Gent Krasniqi. Teki Miftari, i cili ka marrë vendin e dytë në këtë stil, ka thënë se ndihet krenar për rezultatin e arritur në një garë me konkurrencë të fortë.

“Është hera e parë pas 10 vjetëve që po marr pjesë këtu tek Ura e Fshajtë ishte kënaqësi për mua nga fshati Xërxë që kam marrë pjesë sepse është kjo adrenalina jonë që jemi rritur këtu, mua më vjen mirë si person që kemi marrë pjesë por i përshëndes të gjithë fshatarët e mi që kanë marrë pjesë, mungojnë dy shokë të mi që kanë marrë pjesë vitin e kaluar, sot ata nuk janë andaj në emër të tyre mora pjesë dhe i përshëndes shumë.

Qe 15 vjet jetoj në Gjermani, por gjatë kohës kur janë mbajtur, zakonisht nuk kam mundur t’i zija për shkak të pushimeve po sivjet e bëra regjistrimin 3-4 orë para se të fillojë gara”, thekson Miftari. Juria ia ka dhënë vendin e tretë Gëzim Krasniqit.

Në mesin e emrave që tërhoqën vëmendje ishte edhe pesëvjeçari Kani Basha, i cili u duartrokit gjatë nga publiku për guximin e tij dhe u vlerësua më mirënjohje. Bashkorganizatori Astrit Haliti vlerësoi se kërcimet nga Ura e Fshajtë janë një ngjarje që promovojnë Gjakovën dhe turizmin sportiv, por theksoi se ky sport ekstrem meriton mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen.

Edhe SOT 31 kor 2026 Shpella e Gadimës, mrekullia nën tokën e Kosovës që tërheq vizitorë nga e gjithë bota Kërcimet nga Ura e Fshajtë, mbi lumin Drini i Bardhë sipas organizatorëve, mbahen që prej viteve ’50 të shekullit të kaluar. Në disa shënime shkruhet që edicioni i parë qe mbajtur më 1954. Pas një pauze, garat u rikthyen para një dekade, duke ruajtur një traditë të kahershme.

Për çdo edicion tërheqin gjithnjë e më shumë pjesëmarrës e adhurues, përderisa imazhe nga kjo garë jo rrallë kanë zënë vend edhe në media ndërkombëtare. Përveç garës, promovohet edhe Ura e shekullit 18-të që mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe simbol i Gjakovës.

Burimi: Koha