Shpërndaje në: Një person në Pejë ka raportuar Policinë e Kosovës pasi ka hasur në një person të shtrirë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një ndërtese. Sipas njoftimit, në Spitalin e Pejës më pastaj është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën mashkull kosovar, me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
