Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se të hënën do të nisin bisedime të reja me Iranin, pasi ka anuluar ato që i ka cilësuar si sulme “masive” ndaj vendit. “Ata e dinin përmasën e sulmit sepse e panë atë duke u përgatitur”, u ka thënë ai gazetarëve në bordin e avionit “Air Force One” të dielën. “Ne po flasim me ta në kuadrin e negociatave.

Ato fillojnë nesër pasdite”. Në një postim të mëparshëm në “Truth Social”, Trumpi ka thënë se Irani dhe aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme i kishin kërkuar të “pezullonte” çdo sulm, pasi ishin dakordësuar mbi “parametrat” e një marrëveshjeje.

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se nuk ka plane për të pritur një delegacion amerikan apo për të dërguar përfaqësues iranianë në Uashington. Bisedimet e mëparshme janë zhvilluar përmes ndërmjetësve. Presidenti amerikan është zotuar vazhdimisht se një zgjidhje e negociuar për konfliktin është pranë, por më pas kanë rifilluar sulmet reciproke.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botë 25 tet 2025 Si u arrit marrëveshja e Gazës? Në deklaratat e tij në “Air Force One”, Trumpi nuk ka përcaktuar një afat kohor për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, duke shtuar: “Do të shohim si do të shkojnë gjërat. Jemi gati të veprojmë kur të duam… Nuk kam ndërmend të vras njerëz”.

Trumpi ka shtuar se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, si dhe partnerët e SHBA-së, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kishin kërkuar të mos kryente sulme gjatë fundjavës. “Ishim gati për të vepruar”, ka thënë Trumpi. “Arsyeja pse e kërkuan këtë është se ata besojnë se ekziston një marrëveshje.

Ka një marrëveshje për Hormuzin dhe do të ketë një marrëveshje për çështjen bërthamore”, ka shtuar ai. Çmimet globale të naftës kanë rënë të hënën në mëngjes në tregjet aziatike pas njoftimit të Trumpit. Edhe Botë 27 pri 2026 Merzi thotë se Irani po e poshtëron SHBA-në Nafta ka shënuar rënie prej 4.5%, duke zbritur në 83.98 dollarë.

Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, ndërsa tregtarët kanë reaguar ndaj ndërprerjeve në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Rreth 20% e naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice.

Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve “Mehr” ka mohuar se Teherani i kishte kërkuar SHBA-së të mos ndërmerrte veprime të mëtejshme ushtarake, duke i cilësuar pretendimet e Trumpit si “asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e re”.

Të dielën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se negociatat me Omanin për një marrëveshje lidhur me ngushticën e Hormuzit ishin “në rrugën e duhur drejt finalizimit”, sipas mediave iraniane.

Edhe Botë 19 pri 2026 Bëhet i ditur ekipi amerikan negociues, e Irani ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti amerikan ende nuk e ka bërë të qartë vendin ku do të zhvillohen bisedimet e së hënës, e as se kush do të marrë pjesë në to.

Gjatë deklaratave të tij në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, Trumpi ka thënë se sulmet e planifikuara do të kishin qenë “sulmi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe mund të kishin minuar mundësitë për një zgjidhje me negociata të konfliktit që zgjat prej muajsh.

Burimi: Koha