Irani e mohon se do të zhvillojë negociata me SHBA-në

0%

Shpërndaje në: Irani e ka mohuar të hënën të ketë zhvilluar negociata me SHBA-në, duke deklaruar se po punonte për një marrëveshje me Omanin lidhur me një rrugë të përkohshme për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka këmbëngulur se ngushtica – një rrugë ujore jetike përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e të gjithë naftës dhe gazit natyror të tregtuar para fillimit të luftës, do të mbetet “e mbyllur” derisa të marrin fund “shkeljet” e SHBA-së.

Deklarata e Baghaeit vjen vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se të hënën pasdite do të nisin bisedimet SHBA-Iran. Njoftimi i Trumpit ka ardhur pak pasi ai kishte anuluar sulmet e reja të planifikuara ndaj Iranit, për të cilat kishte deklaruar se nuk ishin parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha