Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka reaguar pas paraqitjes së mirë ndaj Bullgarisë. Të hënën, djemtë tanë fituan bindshëm ndaj Qipros me , në ndeshjen e xhiros së dytë të Men’s 18 EHF Championship II që po mbahet në Telavi të Gjeorgjisë. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe u mbyll , por në pjesën e dytë Kosova dominoi plotësisht dhe fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim.
Lorik Kelmendi ishte më efikasi me 6 gola, Ajan Muqolli shtoi 5, ndërsa nga 4 gola realizuan Arbian Thaqi, Butrint Miftari dhe Leon Kelmendi. Në portë u dallua Orges Mavraj me 13 pritje. Ndeshja e radhës për Kosovën U18 është të mërkurën nga ora kundër Belgjikës.
