​Chelsea zyrtarizon dyshen veterane: Henderson dhe Welbeck

0%

Chelsea ka konfirmuar dy transferimet më të papritura të verës – Jordan Henderson (36) dhe Danny Welbeck (35). Henderson vjen si lojtar i lirë pasi prishi kontratën me Brentford, ndërsa Welbeck u mor nga Brighton me kontratë 2-vjeçare deri në qershor 2028. Të dy kanë firmosur më 1 gusht. Bëhet fjalë për 71 vite të kombinuara dhe 863 ndeshje në Premier League.

Trajneri i ri Xabi Alonso (44) e kërkoi pikërisht këtë – balancë dhe lidership, pasi Chelsea theu rekordin për ekipin më të ri në dy sezonet e fundit. Welbeck vjen pas sezonit më të mirë të karrierës – 13 gola në 37 ndeshje në Premier League (14 në 40 në total) dhe 46 gola në 176 ndeshje për Brighton.

Henderson është ende në rikuperim nga thyerja e krahut në Botëror dhe u prezantua në Cobham, ndërsa Welbeck ka udhëtuar direkt në Hong Kong me ekipin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot