Kosova Global Talent Center bëri të ditur se edhe këtë vit nxënësit nga Kosova shkëlqyen në finalen e garës NEO Science Olympiad 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ju prezantojmë me krenari nxënësit nga Kosova që u dalluan me çmime të veçanta Best of the Best, duke arritur rezultate ndër më të lartat.
Këto vlerësime u ndahen garuesve që tregojnë performancë të jashtëzakonshme dhe spikasin në nivel ndërkombëtar. Kaon Emerllahu (Klasa 3)-Fushë Kosovë Best of the Best – Shkencë-Gold Medal Vesa Kiçmari (Klasa 8)-Prishtinë Best of the Best – Shkencë-Gold Medal Dion Gashi (Klasa 7)-Suharekë Best of the Best – AI Prompt Challenge-Gold Medal Almir Kurtulaj(klasa 9)-Prishtinë Best of the Best-Do it yourself challenge Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj akademik!”, shkroi Kosova Global Talent Center.
