Aleanca refuzon takimin me Kurtin – në letrën kthyese i përmend

0%

Aleanca e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini ka refuzuar takimin me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa Kurti i ka dërguar ftesë për herë të dytë Gjinit për tu takuar në lidhje me konsituimin e institucioneve, Gjini ka refuzuar për së dyti takimin me të. Aleanca përmes një letre i ka thënë përsëri Kurtit se nuk kanë kurrfarë interesi të jenë pjeseë e Qeverisë në asnjë format.

“Aleanca nuk sheh far arsye të takohet në këtë format”- thuhet në letrën kthyese të kësaj partie. Kjo pari ka përsërit gjashtë pikat që i kanë vendosur si kushte që të merren parasysh nga qeveria e re në mënyrë që Aleanca të kontrbuojë në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, derisa i kanë thënë se nuk kanë marrë përgjigje nga Kurti për to.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së. Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më me fillim nga ora . Në ndërkohë prej PDK-së e LDK-së akoma nuk i kanë kthyer përgjigje Kurtit për ftesën.

Burimi: Kallxo