Dhunë ndaj bashkëshortes në Landovicë të Prizrenit – 57-vjeçarit i

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku një 57-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes së Policisë në banesë janë sekuestruar edhe armë dhe municion. Sinjali mëson se i dyshuari është B.TH rreth 57 vjeçar, ndërsa viktimë bashkëshortja e tij, L.TH rreth 53 vjeçare.

Sipas burimeve, Policia është njoftuar rreth orës të mbrëmjes së 2 gushtit për një rast të dhunës në familje në Landovicë. Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke siguruar viktimën dhe të dyshuarin. Nga hetimet e para dyshohet se pas një konflikti verbal, B.Th e ka ofenduar bashkëshorten me fjalë të rënda, më pas e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka pranuar para policisë se në banesë posedonte armë. Pas kontrollit të kryer nga hetuesit dhe njësia e krimteknikës janë sekuestruar: një pistoletë me gaz kalibër 9 mm P.A.K.; një karikator me 18 fishekë me gaz; një pushkë ajrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se armët janë në pronësi të tij, por ka mohuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj B.Th është iniciuar procedurë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com