Njësitet policore të trafikut gjatë javës së kaluar i kanë gjobitur në rajonin e Ferizajt mbi 1.800 shoferë për shkelje të ndryshme trafiku, derisa 10 ngasësve u është pezulluar përkohësisht patenta e shoferit për kundërvajtje të rënda trafiku, ka njoftuar të hënën () nëpërmjet një komunikate Policia Rajonale e Ferizajt.
Gjobat janë shqiptuar në komunat e Ferizajt, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Shtërpcës dhe Shtimes, të cilat mbulohen nga Policia Rajonale e Ferizajt.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 27.07 – janë shqiptuar 1.812 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 10 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në komunikatë, duke u bërë thirrje qytetarëve që për çdo shkelje e shqetësim në trafik të thirrin stacionet më të afërta policore.
