Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, ku një azilkërkues nga Arabia Saudite dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë ndërhyrjes për ta vënë situatën nën kontroll. Sinjali mëson se i dyshuari është Khalid Hassan F. Alarjan , shtetas i Arabisë Saudite.
Sipas burimeve, rreth orës , zyrtarët policorë të angazhuar në pikën statike të Qendrës së Azilit kanë kërkuar ndihmë, pasi i dyshuari, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, po shkaktonte probleme, tentonte të largohej nga qendra, hidhte gjësende nga dhoma dhe refuzonte t’u bindej urdhrave të Policisë.
Situata eskaloi rreth orës , kur, sipas raportit policor, ai goditi me grusht në fytyrë një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime në anën e majtë të fytyrës. Polici i lënduar mori trajtim mjekësor nga ekipi emergjent.
Pas incidentit, gjendja shëndetësore e të dyshuarit u rëndua si pasojë e dyshuar e konsumimit të alkoolit, ndaj ai u transportua me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nën përcjelljen e Policisë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se seri në orët e vona nuk është marrë ende vendim për ndalimin e të dyshuarit, pasi fillimisht duhej të intervistohet në prani të një përkthyesi. Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit rajonalë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
