Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Matiqan, zjarrfikësit në

0%

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Matiqan, në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tym i dendur që ngrihet mbi zonë, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta.

Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. “Jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi informacione të konfirmuara”, ka deklaruar Shkodra për Sinjalin. Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa janë dëmet materiale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com