Pas turneut, Ariana Grande njofton pushim nga angazhimet publike

0%

Ariana Grande ka njoftuar se do të tërhiqet për një periudhë nga jeta publike pasi të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine” në Londër. Përfaqësuesit e saj thanë se ajo dëshiron të bëjë një pushim të merituar për t’u fokusuar te mirëqenia dhe për t’u larguar nga vëmendja e vazhdueshme publike e komentet e shumta.

Për shkak të këtij vendimi, Grande nuk do të marrë pjesë në ringjalljen e shfaqjes “Sunday in the Park with George” në Barbican Centre, ku ishte planifikuar të luante përkrah Jonathan Bailey. Ariana Grande Megjithatë, do të mbajë të gjitha 10 koncertet e planifikuara në O2 Arena në Londër, nga 15 gushti deri më 1 shtator, duke përmbyllur turneun.

Njoftimi vjen pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri, “Petal”, i cili është pritur shumë mirë nga kritikët. Së fundmi, Ariana ka reaguar edhe ndaj komenteve për pamjen dhe trupin e saj, duke u bërë thirrje njerëzve të mos komentojnë për shëndetin apo fizikun e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këngën “Yes, And?”, ajo thekson se jeta dhe trupi i saj janë çështje personale dhe nuk duhet të jenë objekt i komenteve publike. Ariana Grande

Burimi: Telegrafi