Zjarr në kulmin e një shtëpie dykatëshe në Matiqan, zjarrfikësit

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një zjarr që përfshiu një shtëpi në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Sinjali kishte siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej tym i dendur që ngrihej mbi zonë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ishin nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se zjarri ka përfshirë kulmin e një shtëpie dykatëshe. Sipas tij, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë plotësisht nën kontroll. “Nuk ka të lënduar. Bëhet fjalë për kulmin e një shtëpie dykatëshe.

Zjarri është lokalizuar dhe gjithçka është nën kontroll”, ka deklaruar Shkodra për Sinjalin. Për momentin nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen pas përfundimit të ekzaminimeve. https://sinjali.com/nje-shtepi-perfshihet-nga-zjarri-ne-mati-1-zjarrfikesit-ne-vendingjarje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com