Ariana Grande tërhiqet nga projekti i ri në Londër, do të marrë

0%

Ariana Grande ka vendosur të tërhiqet nga roli i saj i ardhshëm në skenën e West End, pasi planifikon të marrë një pauzë nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj, mes vëmendjes së vazhdueshme dhe komenteve publike për pamjen e saj.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, 33 vjeçe, ndodhet aktualisht në turne dhe planifikon të largohet përkohësisht nga vëmendja e publikut pasi koncerti i fundit të mbahet në Londër, më 1 shtator. Projekti i saj i radhës ishte shfaqja teatrale “Sunday in the Park with George”, ku do të luante përkrah kolegut të saj nga filmi Wicked, Jonathan Bailey.

Megjithatë, përfaqësuesi i artistes ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë më pjesë e këtij produksioni. Në një deklaratë për revistën PEOPLE, zëdhënësi i Ariana Grandes tha: Ariana Grande “Ariana do të tërhiqet për një kohë nga ekspozimi publik pasi të përfundojë turneun ‘Eternal Sunshine Tour’.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se artistja dëshiron ta mbyllë turneun “në mënyrën më të mirë, e shëndetshme dhe e lumtur”, përpara se të marrë një pushim të merituar nga angazhimet publike dhe paraqitjet, të cilat, sipas tij, kanë sjellë “një vëzhgim dhe gjykim të pafund publik”. “Ky turne ka qenë një përvojë e mrekullueshme për të.

Ajo i do fansat e saj dhe ka shijuar çdo minutë të këtij turneu”, përfundoi deklarata.

Burimi: Bota Sot