Lufta e Iranit po riformëson jetën e përditshme në mbarë botën

0%

Nga: Associated Press Përktheu:

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Njerëzit në mbarë botën po vuajnë pasojat e konfliktit SHBA-Iran. Dikush po vuan nga shtrenjtimi i naftës dhe produkteve të tjera, e dikush tjetër po jeton në ankth për sigurinë e më të dashurve të tyre. Në shtatë vende të botës, shtatë njerëz u zgjuan në një ditë që nuk i ngjante më jetës që kishin njohur dikur.

Lufta në Iran nisi muaj më parë, mijëra kilometra larg tyre. Por pasojat e saj u përhapën shpejt në mbarë botën – fillimisht në tregjet e naftës, duke rritur çmimet e karburantit. Më pas goditja u përhap te fermat, fabrikat dhe buxhetet familjare. Ajo depërtoi në vetë jetën e përditshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekonomia globale mbetet e varur nga lëndët djegëse fosile, të cilat njëkohësisht nxisin edhe ndryshimet klimatike. Një tronditje e rëndë në këtë sistem mund të shtyjë edhe 45 milionë njerëz të tjerë në varfëri, ka paralajmëruar Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Për njerëzit larg fushëbetejës, lufta nuk erdhi me raketa apo sulme ajrore, por përmes tronditjeve të jetës së përditshme: bizneseve që nuk funksiononin më, lamtumirave të mbushura me frikë dhe jetesës që po bëhej gjithnjë e më e pasigurt. Këto janë disa prej historive të tyre.

Edhe Botë “Armiku i përbashkët” afron Izraelin me Emiratet e Bashkuara Arabe Edgar Funelas – Manila, Filipine Edgar Funelasilahet pranë automjetit të tij Jeepney, duke lëvizur shpejt para se qyteti të zgjohet. Ai hedh ujë mbi kokë nga një tub i gjelbër. Pas tij qëndron i palëvizshëm dhe i konsumuar mjeti i tij. Brenda tij fle vajza e tij 10-vjeçare.

Ai përdor sapun për larjen e rrobave, më i ashpër për lëkurën, por më i lirë, për të larë trupin dhe rrobat në të njëjtën kohë, duke kursyer çdo qindarkë. Edhe para luftës në Iran, ai jetonte në kufijtë e mbijetesës. Një zjarr u dogji shtëpinë dhe gjithçka që zotëronin, duke i detyruar të jetonin në minibusin shumëngjyrësh që ai përdorte për të transportuar pasagjerë.

Ai kishte shpresuar se deri tani do të kishte marrë me qira një dhomë. Por më pas çmimi i naftës u rrit ndjeshëm dhe ai nuk mund ta përballonte më karburantin për të nxjerrë në punë automjetin e tij. Prej disa ditësh nuk ka fituar asnjë qindarkë. Nuk do të ketë mëngjes.

Uria e mundon, por ajo që i mungon më shumë janë gjërat e vogla që dikur i merrte si të mirëqena: të lahej larg syve të të tjerëve, të flinte brenda katër mureve dhe të mos e kishte dëshpërimin të ekspozuar para kujtdo. Prej javësh ai dhe vajza e tij ushqehen vetëm me atë që u japin të tjerët. Vajza tashmë ka lënë shkollën.

Natën ai pi vetëm ujë dhe ushqimin ia lë asaj, që të flejë me barkun plot. Para luftës ai fitonte rreth 8 dollarë në ditë si shofer, e ndonjëherë edhe dyfish në ditët më të mira. Tani, sa herë që e mbush automjetin me pasagjerë, fiton rreth 16 centë, mezi sa për të blerë një copë bukë ‘”Kjo është ajo që bëjmë. Përpiqemi të mbijetojmë dhe shpresojmë që çmimet të bien.

Shpresojmë që lufta të marrë fund. Dhe përpiqemi të gjejmë mënyra për të fituar diçka, të paktën që të kemi çfarë të hamë”, thotë ai. Marlyn Garcia – SHBA Të martën në mëngjes, 25-vjeçarja Marlyn Garcia del nga një vend i shpërndarjes së ushqimit, me dy qese të mbushura me oriz, makarona, fruta e perime të freskëta dhe produkte të tjera bazë.

Këto ushqime do ta ndihmojnë familjen e saj të ushqehet edhe për një javë tjetër. Ushqimet janë falas, një lehtësim i vogël për buxhetin familjar, i cili është vënë nën presion nga rritja e çmimeve të karburantit pas luftës në Iran.

Por Garcia duhet të llogarisë edhe ditët e saj: vizitat te mjeku, seancën e terapisë profesionale të djalit të saj 3-vjeçar, marrjen e vajzës dhe përgatitjen e darkës. Partneri i saj, Steven Espaillat, humbi punën si asistent ligjor në mars dhe tani punon herë pas here si shofer për Uber, ndërsa kërkon një punë të përhershme. Vetura e tyre, një Toyota Camry, është bërë e domosdoshme.

Të hënën, ajo bleu karburant me çmimin 3.97 dollarë për gallon (1.05 dollarë për litër). Me çmimet e karburantit që ndryshojnë vazhdimisht, çdo kilometër tani duhet planifikuar me kujdes. “Është verë dhe ata gjithmonë duan një akullore. Unë dua të sigurohem që të kem pak para shtesë për ta. Ata nuk duhet të vuajnë për shkak të asaj që po ndodh në botë”, thotë ajo për dy fëmijët e saj.

Oluwatosin Awodunmila – Nigeri Awodunmila dhe bashkëshorti i saj, bashkëpronarë të një biznesi shtypi në Somolu, një lagje banimi në qendër të Lagosit, mbërrijnë herët në punë si zakonisht, pasi kanë çuar dy fëmijët në shkollë. Rruga është e qetë, pjesërisht sepse dita sapo ka filluar dhe pjesërisht sepse nuk ka energji elektrike. Makineritë nëpër punishte janë të fikura.

Awodunmila hedh vështrimin mbi dyqanin dhe porositë që kanë mbetur për t’u përfunduar – shkëlqyes buzësh, mbajtëse çelësash dhe qese letre. Por asaj i duhet të presë energjinë elektrike, e cila tashmë vjen shumë rrallë. Alternativa tjetër është të ndizet gjeneratori me përmasa mesatare jashtë dyqanit. Mirëpo, që nga fillimi i luftës, çmimi i karburantit për litër pothuajse është dyfishuar.

Kjo rritje çmimesh e ka çuar biznesin pothuajse në paralizë. Në Nigeri, çmimi me pakicë i karburantit ndikon drejtpërdrejt në çmimin e pothuajse çdo gjëje tjetër. Nëse përdor gjeneratorin, fitimi bëhet pothuajse i papërfillshëm. Ata kanë vendosur të mos i rrisin çmimet e shërbimeve për të mos humbur klientët.

Prandaj presin energjinë elektrike dhe rrinë ulur, ndërsa klientët ankohen për vonesat në dorëzimin e porosive. Të hënën, katër ditë më parë, energjia nuk erdhi deri në orën dhe vetëm karburanti i konsumuar atë ditë kushtoi 21.85 dollarë, më shumë se gjysma e të ardhurave që kishin shpresuar të fitonin nga puna e asaj dite.

“Dëshira ime më e madhe tani është të kemi energji elektrike 24 orë në ditë, të marrë fund lufta në Iran dhe, sigurisht, të ulet çmimi i karburantit”. Nëna 54-vjeçare – Nepal Shtëpia është sërish e qetë. Ajo kontrollon telefonin, duke shpresuar se djali i saj ka mbërritur. Është ende herët për të pritur një përgjigje.

Diku mes Nepalit dhe Abu Dhabit, ai po kthehet në hotelin ku punon, pas një vizite në shtëpi. Ajo kërkoi të mos i bëhej publik identiteti, nga frika se djali i saj mund të përballej me pasoja në vendin e punës. Lufta në Iran e ka bërë këtë lamtumirë edhe më të vështirë.

Pamjet e raketave dhe sulmeve ajrore, si edhe raportimet për punëtorë emigrantë të vrarë gjatë konfliktit, e kanë mbushur me ankth. Ajo e merr sërish telefonin në dorë. Edhe Botë 6 kor 2026 Si po ndryshon Irani: Çfarë e bën udhëheqjen e re ndryshe nga regjimi i vjetër? 54-vjeçarja punon si pastruese në një bankë, por të ardhurat e djalit të saj janë jetike për familjen.

Bashkëshorti i saj, i cili zotëronte një fabrikë të vogël sapuni, vdiq nga COVID-19 në vitin 2021, duke lënë një pjesë të madhe të barrës financiare mbi fëmijët. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani negociojnë për t’i dhënë fund përfundimisht luftës, ajo nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të presë.

Ajo e mban telefonin pranë vetes, me shpresën se ai do të bjerë dhe do t’i konfirmojë se djali i saj është i sigurt. “Pyes veten se si do të jetojë ai. Nuk mund t’i themi thjesht të mos shkojë. Por, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme që ai të shkojë”, shprehet ajo.

Felipe Molina – Kili Molina vendos rripin e sigurimit, fut në marsh taksinë e tij dhe i bashkohet ngadalë trafikut të mbrëmjes në Santiago. Në pasqyrën e pasme, 50-vjeçari ka pamjen e një njeriu që po përpiqet të zgjidhë një ekuacion të pamundur.

Ai mund të vazhdojë të ngasë veturën, duke shpenzuar naftë në kërkim të pasagjerëve, ose mund të ndalojë dhe të shpresojë që pasagjerët ta gjejnë. Sido që të veprojë, ai humbet. Peruviani jeton në Kili prej më shumë se 25 vjetësh dhe prej 17 vjetësh drejton një nga taksitë tradicionale të qytetit. Gjatë kësaj kohe ka përballuar bllokime trafiku, recesione ekonomike dhe pandeminë.

Por rritja e ndjeshme e çmimeve të karburantit që nga fillimi i luftës në Iran e ka kthyer çdo turn pune në një përpjekje për të humbur sa më pak. Në mars, qeveria e Kilit njoftoi një nga rritjet më të mëdha të çmimeve të karburantit në vitet e fundit, pasi çmimet globale të naftës u rritën. Molina tani shpenzon rreth 70% më shumë për të mbushur rezervuarin.

“Në fund të fundit, kalojmë orë të tëra në rrugë pa marrë asnjë pasagjer dhe karburanti vazhdon të harxhohet. Kjo do të thotë se duhet ta mbush përsëri rezervuarin dhe kostoja është thjesht shumë e lartë”, shpjegon ai. Ali Osman Aykul – Turqi Në shumicën e ditëve, Ali Osman Aykul ka vetëm macen e tij për shoqëri.

Macja gri, e quajtur Prince, fle mbi një grumbull qilimash të punuar me dorë, ndërsa 48-vjeçari Aykul pi cigare, çaj dhe shikon futboll. Qilima turq me ngjyra të pasura mbulojnë muret. Motivet e tyre të ndërlikuara rrezatojnë ngrohtësi. Herë pas here dëgjohen hapa nga pazari jashtë, por shumica e kalimtarëve vazhdojnë rrugën pa hyrë në dyqan. Nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Para luftës në Iran, dyqani ishte vendi ku mblidheshin koleksionistë të pasur nga e gjithë bota, veçanërisht nga vendet e Gjirit. Pastaj filloi lufta. Brenda vetëm dhjetë ditësh, biznesi ra me 90%. Aeroportet u mbyllën dhe klientët ndërkombëtarë u zhdukën. Tani, vetëm pak njerëz hyjnë çdo ditë, por kryesisht për të blerë suvenire të lira dhe jo qilimat e punuar me dorë.

Megjithatë, faturat nuk kanë pushuar. Energjia elektrike, qiraja dhe shpenzimet e shkollimit të vajzës së tij, e cila studion në fushën e kujdesit shëndetësor, duhet të paguhen. Për t’ia dalë mbanë, Aykul nuk blen më rroba të reja, gatuan ushqimin në dyqan dhe dëgjon muzikë aty, në vend që të dalë jashtë.

Para pandemisë ai udhëtonte rregullisht në panaire ndërkombëtare, ku koleksionistët e kërkonin posaçërisht. Tani pret të marrë vizën, me shpresën se, nëse klientët nuk mund të vijnë te qilimat e tij, ai do të mund të shkojë te klientët. “Pas një kohe, kjo fillon të të rëndojë çdo ditë.

Muzika që dëgjon fillon të duket si torturë, madje edhe çaji që pi nuk të sjell më asnjë kënaqësi”, thotë Osman Aykul. Enzo Garbaglia – Itali Traktori i tij blu ka ende nevojë për karburant. Ajo që ka ndryshuar është mënyra se si Enzo Garbaglia e blen atë.

Për vite me radhë, fermeri që jeton pranë Romës blinte benzinë me shumicë, duke sjellë në fermë 1.500 deri në 2.000 litra njëherësh dhe duke e ruajtur për sezonin që vinte. Tani ai blen vetëm aq sa i nevojitet për ta mbajtur traktorin në punë. Karburanti është vetëm fillimi. Edhe ujitja kushton më shumë. Edhe plehrat kimike kushtojnë më shumë.

Garbaglia përpiqet t’i mbrojë klientët nga rritja e çmimeve, por edhe ata po përballen me vështirësi. Blerjet janë pakësuar, prodhimet mbeten pa u shitur dhe çmimet bien. Kur ai e çon prodhimin në treg, një ditë e tërë pune sjell pak fitim, ose aspak. Në fermën familjare, e cila ekziston prej 105 vjetësh, shihen edhe shenja të tjera sakrifice dhe vështirësish.

Makineritë që Garbaglia përdor për korrjen e patateve janë të njëjtat prej vitesh. Nuk ka para për t’i zëvendësuar. Në shtëpi, familja shmang çdo shpenzim të panevojshëm. Madje edhe disa javë pushimi gjatë verës për t’u çlodhur nga ditët e gjata në ara janë bërë një luks. Fëmijët e tij nuk planifikojnë ta marrin në dorë fermën.

Për një kohë, dukej se vajzat e tij do të vazhdonin traditën familjare. Dyqani i tyre me produkte të fermës të shitura drejtpërdrejt te konsumatori tërhiqte klientë nga Roma dhe zonat bregdetare përreth. Por pas vitesh përpjekjesh, ato arritën në përfundimin se bujqësia nuk u ofronte më një të ardhme dhe vendosën të largoheshin.

Vendimi e lëndoi, por njëkohësisht e lehtësoi, sepse ato zgjodhën një rrugë tjetër. Edhe Botë 13 pri 2026 Milano po ia merr Dubait “statusin” si shtëpia e super të pasurve Por ai e di se çfarë e pret. Biznesi familjar ka shumë të ngjarë të marrë fund me të. “Një histori 105-vjeçare nuk mund të shitet. Kur të marrë fund, merr fund. Kaq”, thotë ai.

Burimi: Koha