Shpërndaje në: Yllit të Kupës së Botës, Vozinha, do t’i lejohet nofka në fanellë kur t’i bashkohet futbollit të Kilit. Përjashtimi ndaj Vozinhas mori përkrahje unanime nga liga e Kilit. Rregullat e ligës kiliane nuk lejojnë që lojtari të ketë nofkën në vend të mbiemrit në fanellë. Dhe për këtë duhej vendim nga drejtuesit e ligës.
Vozinha, që shkëlqeu me Kepin e Gjelbër në Botëror, ka firmosur me skuadrën Colo-Colo. Emri i tij i vërtetë është Josimar Jose Evora Dias. Ende nuk është e qartë se kur 40-vjeçari do të bashkohet me skuadrën e re për shkak të telasheve me viza. Fillimisht ishte planifikuar të jetë në Kili të martën e më pas të enjten. Vozinha ishte prej yjeve më të mëdhenj të Kupës së Botës.
Ai bëri famë sidomos në mediat sociale.
