Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar pas krizës së madhe migratore në enklavën spanjolle Ceuta, duke e cilësuar hyrjen masive të migrantëve nga Maroku si një shkelje të integritetit territorial të Spanjës. Sánchez fajësoi rrjetet e trafikimit të migrantëve , duke thënë se ato kanë shfrytëzuar situatën dhe kanë nxitur mijëra persona të tentojnë kalimin drejt territorit spanjoll.
Ai deklaroi se qeveria do të ndërmarrë masa për të rikthyer kontrollin në kufi dhe për të garantuar sigurinë në Ceuta, ndërsa Spanja ka dërguar forca shtesë, përfshirë ushtrinë, për të menaxhuar situatën. Sipas autoriteteve spanjolle, dhjetëra mijëra persona kanë hyrë nga Maroku në enklavë, duke shkaktuar një prej krizave më të mëdha migratore në historinë e Ceutës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
