Shpërndaje në: Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka cilësuar sulmuesin e ri egjiptian, Hamza Abdelkarim, si “të përulur” dhe të bekuar me një “personalitet të mrekullueshëm”, pasi 18-vjeçari shkëlqeu në ndeshjen miqësore me Birmingham Cityn. Egjiptiani shënoi të dy golat. Ndeshja e së premtes në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa në penallti fitoi Birminghami.
Për Barcelonën u paraqitën kryesisht lojtarë të rinj dhe të ekipit B. Plot dhjetë lojtarë e luajtën ndeshjen e parë me Barcelonën. Trajneri i Barcelonës vlerëson se Abdelkarim ka gjithçka që i duhet një “nëntësheje” të vërtetë. “Hamza është shumë i përulur dhe ka personalitet të mrekullueshëm”, tha Flick. “Ai gjithmonë kërkon të jap më të mirën që ka. Ka potencial të madh.
Si sulmues, ai duhet të jetë i pranimshëm në ato situta brenda zonës së rrezikshme dhe ai ishte aty. Kjo është ajo që kërkoi nga një sulmues”, ka shtuar tekniku gjerman. Edhe Futboll Flick e shndërroi Barcelonën në skuadër dominante në La Liga Barcelona po kërkon një sulmues qendre dhe egjiptiani mund të jetë kandidat serioz. Hamza tashmë i ka gjashtë paraqitje për Egjiptin.
Ndeshja me Birminghamin ishte debutuese me ekipin e parë të Barcelonës. Ai më 1 shkurt u huazua te Barcelona B. Më 10 qershor, Barcelona e kompletoi transferimin e egjiptianit nga Al Ahly. “Jam shumë i lumtur për gjithë ekipin. Shpresojmë të përmirësohemi në secilën ndeshje”, ka thënë Abdelkarim. Flick është pyetur për mundësinë e mbërritjes së një sulmuesi tjetër.
Por trajneri i Barcelonës nuk foli për këtë. “Ne përqendrohemi vetëm tek ajo që kemi, te lojtarët që janë aktualisht këtu dhe asgjë tjetër. Nuk ëndërroj. Kemi një qëllim të madh për këtë edicion, por gjithçka varet nga mënyra se si punojmë çdo ditë. Gjëja më e rëndësishme është përpjekja e lojtarëve, mentaliteti i tyre dhe dinamika e skuadrës.
Skuadra është gjëja më e rëndësishme në fund”, ka theksuar Hansi Flick. Ai ka pranuar se të rinjtë e skuadrës ksihin telashe në periudha të caktuara ndaj Birminghamit. Por e çmoi mënyrën se si ata u rezistuan kundërshtarëve të fortë. Edhe Futboll 3 tet 2025 Bajrami flet për kalimin nga Shqipëria te Zvicra “Gjëja më e rëndësishme është se ata treguan cilësinë dhe unë e vlerësoj shumë këtë.
Është kënaqësi për mua të punoj me ta dhe të ndjek reagimet e tyre në ndeshje si këto dhe me këtë shpirt luftarak”. Karim Adeyemi e luajti ndeshjen e parë po ashtu. Sipas Flick, ish-lojtari i Dortmundit ka potencial të madh.
