Anija cisterne goditet me një predhë pranë Omanit

0%

Një anije cisterne është goditur nga një predhë e panjohur pranë brigjeve të Omanit, duke pësuar dëmtime të mëdha dhe duke mbetur jashtë kontrollit, njoftoi Agjencia Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO). Sipas njoftimit, anija ndodhej rreth 11 milje detare në verilindje të qytetit Lima, kur u godit nga një objekt i paidentifikuar.

Sulmi shkaktoi dëmtime në sistemin e motorëve, duke e bërë të pamundur manovrimin e tankerit. Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur se çfarë lloj predhe është përdorur dhe as nuk kanë identifikuar autorët e sulmit. Gjithashtu, deri tani nuk ka informacione për të lënduar apo për viktima në mesin e ekuipazhit.

Incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës, në një kohë kur tensionet e sigurisë në rajonin e Ngushticës së Hormuzit mbeten të larta pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo incident në këtë zonë ngjall shqetësim për sigurinë e lundrimit dhe furnizimin global me energji.

Burimi: Telegrafi