​Sonte nis Sunny Hill Festival, tërheq mijëra vizitorë nga mbarë bota

0%

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, do të ngjitet sonte në skenën kryesore të Sunny Hill Festival, duke kryesuar natën e parë të edicionit të sivjetmë të festivalit që mbahet në Parkun e Sunny Hill në Bërnicë të Prishtinës.

Interpretuesja e hiteve të njohura botërore si “Fireëork”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream” pritet të performojë në orën në “Sunny Hill Stage”, në një nga paraqitjet më të mëdha muzikore të këtij viti në Kosovë.

Përveç Katy Perry, nata e parë e festivalit sjell edhe performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në disa skena, ndërsa edicioni i këtij viti do të vazhdojë deri më 2 gusht me emra të njohur si Leëis Capaldi dhe Martin Garrix dhe Keinemusik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sunny Hill Festival konsiderohet një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, duke tërhequr çdo vit dhjetëra mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.

Burimi: Bota Sot