Një qytetar ka marrë fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e 62-të, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe ndryshim politik. Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke deklaruar se, sipas tij, qeveria nuk ka përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve. “Ky shesh nuk ta pranon besën, se nuk e ke zbatuar detyrën me Shqipërinë.
Zbato pikën e parë të kërkesës, jep dorëheqjen” , u shpreh qytetari. Më tej, ai u bëri apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre. “I bëj thirrje qytetarëve që rrezikojnë të shuhen, të vijnë këtu në shesh, të ngrenë zërin dhe t’i bashkohen kësaj proteste, kësaj historie” , tha ai.
