Tjetër miqësore e Zhegrovës pa lënë gjurmë

0%

Shpërndaje në: Edon Zhegrova u paraqit si titullar te Juventusi që e fitoi miqësoren ndaj Nice me rezultat 2:0. Ndeshja miqësore u zhvillua të premten në Torino, ndërsa Zhegrova u paraqit vetëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajti sulmuesi shqiptar, 18-vjeçari, Arman Durmishi. “Nuk kishte shumë për të raportuar nga performanca e Zhegrovës.

Pak mundësi, shumë gabime dhe praktikisht asnjë kërcënim i krijuar nga ajo anë. Shkurt: një dështim. Joao Mario e zëvendësoi atë”, shkruan “Goal”. Zhegrova iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga Lille, por nuk ka pasur shumë hapësirë. E mbylli edicionin 2025/2026 pa shënuar gol dhe pa asistim.

Edhe Futboll “Fillimi i ri”, me emra të konfirmuar Me Juven, Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2030. Për Juventusin ndeshja ndaj Nice, ishte e treta përgatitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha