Bastiset lokacioni i njërit prej të arrestuarve për krime lufte në

0%

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka bastisur këtë të premte lokacionin e njërit prej të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që, sipas autoriteteve, dëshmojnë se i dyshuari kishte qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës. Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht ditë më parë për arrestimin e dy të dyshuarve, të identifikuar si Momir Jakšić (80 vjeç) dhe Miljko Biševac (65 vjeç) .

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, hetimet intensive kanë vazhduar pas arrestimit të dy personave të dyshuar, M.J. dhe M.B., më , për veprën penale “Krime lufte kundër popullësisë civile”, të sanksionuar sipas nenit 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), lidhur me ngjarjet e ndodhura në Mitrovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok Me urdhër të Gjykatës Themelore, sot është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit Momir Jakšić në Zubin Potok.

“Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat dëshmohet se i dyshuari M.J ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish armatën Jugosllave”, thuhet në komunikatë. Autoritetet bëjnë të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Kalludër të Zubin Potokut – zbulohet lokacioni i varrezës masive Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com