Nedim Bajrami pritet të jetë një prej futbollistëve më të përfolur në këtë merkato të verës, pasi mesfushori i Kombëtares duket i destinuar të largohet nga ekipi i Rangers. Siç raporton media britanike “The Sun”, 27-vjeçari ka përfunduar nën “radarët” e klubit arab Al Taawoun.
Mësohet se këta të fundit janë të gatshëm të hedhin në arkat e klubit skocez 2.9 milionë euro, ndërsa marrëveshja do të kryhej përmes formulës së huazimit.
Sakaq, pista e rikthimit të tij tek Sassuolo bie automatikisht, me Bajramin që mund të ndryshojë ekip në sezonin e ri, kjo edhe sepse trajneri i Rangers nuk e ka më në plane dhe një transferim diku tjetër do të ishte mirë për të gjitha palët.
