Spalletti kritikon ashpër Federatën Italiane të Futbollit

0%

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur për rolin që mund të ketë talenti boshnjak Kerim Alajbegovic në skuadrën e tij, si dhe ka kritikuar vendimet e fundit të Federatës Italiane të Futbollit. Pas fitores 2-0 ndaj Nice në miqësore, ku shënuan Douglas Luiz dhe Justin Oboavwoduo, Spalletti tha se Juventusi ka nevojë për një sulmues qendre dhe një lojtar që luan pas tij.

Për Alajbegovicin, i cili pritet të transferohet nga Bayer Leverkusen, trajneri italian tha se e sheh më shumë si një “trekuartist” pas sulmuesit. “Alajbegovic e shoh më shumë si një trekuartist pas sulmuesit”, d eklaroi Spalletti.

Sipas tij, ardhja e Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germain do t’i japë skuadrës më shumë alternativa në sulm, ndërsa Kenan Yildiz mund të vazhdojë të luajë në krahun e majtë. Spalletti, i cili mori drejtimin e Juventusit në vitin 2025 pas largimit nga Kombëtarja e Italisë, ka kritikuar edhe ndryshimet në drejtimin e “Azzurrëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e vlerësoi emërimin e Paolo Maldinit në rolin drejtues, duke thënë se ai do të sillte një ndryshim të madh, ndërsa krahasoi vendimin për të mos vazhduar me të me mbajtjen e një sistemi të vjetër. “Ne kishim nevojë për diçka të re, por vendosëm të mbanim të vjetrën dhe të mos e përditësonim”, tha Spalletti, duke iu referuar zhvillimeve në Federatën Italiane.

Burimi: Bota Sot