Çudi në Kosovë, shkarkohet papritur trajneri kampion

0%

Zekirija Ramadani, i cili vitin e kaluar mori çmimin më të lartë në profesion duke u shpallur “Trajneri i Vitit” në Kosovë, konfirmoi se nuk është më pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani, kampion i Kosovës. Për momentin nuk dihet arsyeja e ndarjes së Ramadanit me klubi. Në një intervistë, ai konfirmoi se bashkëpunimi ka përfunduar. Ramadani iu bashkua Dritës në nëntor të vitit 2023.

Edhe pse pati një periudhë të suksesshme në drejtimin e skuadrës, bashkëpunimi mes palëve përfundoi me ndarje.

Burimi: Bota Sot