Pochettino drejt rinovimit me SHBA-në

0%

Mauricio Pochettino është shumë pranë rinovimit të kontratës me Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, pas paraqitjes pozitive në Kupën e Botës 2026. Sipas raportimeve të Sky Sport UK, Federata Amerikane e Futbollit synon ta mbajë trajnerin argjentinas në krye të ekipit deri në Kupën e Botës 2030.

Kontrata aktuale e Pochettinos skadonte pas Botërorit të zhvilluar në SHBA, por drejtuesit duan të vazhdojnë bashkëpunimin falë progresit të skuadrës dhe rritjes së interesit për futbollin në vend. Një rol të rëndësishëm në vendimin e trajnerit duket se ka luajtur edhe projekti afatgjatë i federatës amerikane, i cili raportohet se kap vlerën e 250 milionë dollarëve.

Pochettino ishte përfolur edhe si kandidat për stolin e Milanit përpara emërimit të Ruben Amorimit, por argjentinasi nuk duket i interesuar për një rikthim në futbollin e klubeve. Nëse marrëveshja finalizohet, ai do të udhëheqë SHBA-në edhe në ciklin e ardhshëm, me synimin për ta shndërruar kombëtaren amerikane në një nga ekipet më konkurruese në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot