Abissnet Superiore | 23 minuta më parë Partizani ka mundur me rezultatin 2-0 Pogradecin në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Kryeqytetasit kanë shënuar nga një gol në çdo pjesë. Bintsouka zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, ndërsa Çelaj vulosi fatin e kësaj miqësoreje me golin e shënuar në minutën e 54-t.
Partizani mposht liqenorët me të njëjtin rezultat që mposhti Skënderbeun, në miqësoren e zhvilluar pak ditë më parë.
Burimi:
Bota Sot
