Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Data e lirimit të reperit Sean “Diddy” Combs është ndryshuar sërish dhe, sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA, ai pritet të lirohet më , disa muaj më herët nga sa ishte parashikuar më parë, ka shkruar FemaleFirst. 55-vjeçari po vuan një dënim prej 50 muajsh burgim, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion.
Duke llogaritur edhe kohën që ka kaluar në paraburgim që nga arrestimi i tij në muajin shtator të vitit 2024, fillimisht ai pritej të lirohej në qershor të vitit 2028. Ndryshimi i fundit vjen edhe pse javën e kaluar mediat amerikane raportuan se Combs u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër në burgun FCI Fort Dix në New Jersey dhe u vendos përkohësisht në izolim.
“Për momentin nuk kemi informacionin e nevojshëm për të dhënë një përgjigje të qartë”, ka deklaruar një zëdhënës i tij për revistën Us Weekly. Sipas raportimeve të TMZ, konflikti nisi pasi një i burgosur e provokoi reperin. Të dy u shtynë dhe shkëmbyen grushte, ndërsa stafi i burgut ndërhyri menjëherë për t’i ndarë. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse Combs ndodhet ende në izolim.
“Nuk jemi të autorizuar të japim informacione të brendshme për të burgosurit që ndodhen në kujdestarinë tonë. Këto të dhëna nuk bëhen publike”, ka thënë një përfaqësues i burgut.
Edhe Showbiz 26 mar 2026 Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup Edhe Byroja Federale e Burgjeve refuzoi të komentojë, duke theksuar se nuk jep deklarata për “çështje disiplinore apo informacione që lidhen me të burgosur individualë, për shkak të privatësisë, sigurisë dhe mbrojtje”.
Në gjyqin që zgjati tetë javë vitin e kaluar, Combs u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikimit seksual dhe organizimit kriminal, por u dënua për veprat penale që lidhen me prostitucionin. Më herët, përfaqësuesit e tij kanë deklaruar se reperi po e shfrytëzon kohën në burg për t’u përqendruar te rehabilitimi dhe qëndrimi larg alkoolit dhe drogës.
