Përplasje verbale mes dy asamblistëve në Kuvendin Komunal të Pejës,

0%

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të mbajtur sot, më , ka ndodhur një përplasje verbale mes asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha, çka çoi në ndërprerjen e seancës.

Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ishin paraparë shqyrtimi dhe miratimi i disa pikave, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues në projektin për furnizim me 65 traktorë; raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës; raportin financiar për periudhën janar-qershor 2026; raportin e auditimit për vitin 2025; si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor – testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.

Përplasja ndodhi në fund të seancës, derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit. Pas përfundimit të kohës së tij për diskutim, sipas pamjeve të transmetimit të seancës, nisën tensionet mes asamblistëve Shaban Ramaj dhe Atdhe Berisha. Në momentin e ngritjes së tensioneve, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës është ndërpre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com ka kontaktuar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj, i cili ka deklaruar se ndodhej ende në seancë dhe nuk mund të fliste për rastin. Po ashtu, KALLXO.com ka kontaktuar edhe asamblistin e AAK-së, Shaban Ramaj, si dhe asamblistin e LDK-së, Atdhe Berisha. Të dy kanë thënë se në ato momente ishin të zënë dhe nuk mund të jepnin sqarime lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KALLXO.com se deri në momentin e përgjigjes nuk ishte raportuar ndonjë rast lidhur me këtë ngjarje. “Deri në këto momente nuk jemi në dijeni dhe nuk kemi të raportuar rast të tillë”, – ka deklaruar Gashi.

Burimi: Kallxo