Çitaku: PDK do të qëndrojë në opozitë

0%

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pas takimit të partive parlamentare me u.d e presidentes, Albulena Haxhiu tha se Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet në opozitë. Çitaku tha se PDK është e interesuar që institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që kërkesat e qytetarëve të Kosovës të adresohen në legjislativ.

“PDK ka pozicion të qartë politik ne do të jemi në opozitë, mirëpo jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që të adresohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Çitaku. Tutje, ajo tha se PDK nuk sheh shumë hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, por tha se PDK do të ofrojë bashkëpunim në konstituimin e institucioneve nga opozita.

“Jemi vite larg me LVV dhe shohim pak hapësirë për bashkëpunim, mirëpo kjo nuk do thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por jo në qeverisje. Ende nuk e dimë saktë kush do të jetë në opozitë dhe kush në pushtet, por PDK do jetë në opozitë ”, shtoi ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot