Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë . Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur emocionet për rikthimin në Kosovë. Artistja ka ndarë edhe një moment të veçantë personal, duke bërë të ditur se është bërë kumbarë.
Në fotografitë e publikuara, Dua Lipa ka treguar edhe ushqimet tradicionale shqiptare që po shijon gjatë qëndrimit në Kosovë, përfshirë flinë, piten, specat e mbushur, ajvarin dhe sallatën. “Shihemi sonte, Prishtinë”, ka shkruar ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
