Miliona euro të shpenzuara

0%

Mario Mitaj është huazuar nga Al Itihad te Xhenoa në Seria A. Huazimi ka kushtuar 2 milionë euro, ndërsa aktivizimi i opsionit të blerjes së kartonit kushton 4,5 milionë euro. “Të vija te një klub si Xhenoa dhe në Seria A ishte një objektiv. Kam shumë dëshirë të nis punën në një ambient që ofron motivim të madh”, u shpreh Mitaj në fjalët e para në klubin e Xhenoas.

Diego Lopez që është drejtor sportiv i 9 herë kampionëve të Seria A u shpreh: “Mario është një lojtar që kombinon dy karakteristika të rëndësishme: cilësinë teknike për ndërtimin e lojës dhe forcën mendore, një element që nuk mund të mungojë te Xhenoa. Mirë se erdhe, Mario”.

NJOFTIMI I XHENOAS: “Xhenoa njofton se ka zyrtarizuar me Al-Ittihad transferimin, në formë huazimi me opsion blerjeje, të mbrojtësit të krahut Mario Mitaj. I lindur më dhe i formuar në akademinë e AEK, Mitaj, i pajisur me dy pasaporta, ka kryer vizitat mjekësore dhe ka një karrierë të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me Kombëtaren shqiptare, ai numëron 32 paraqitje, duke marrë pjesë si titullar në Kampionatin Europian 2024. Me klubet ku ka luajtur, përfshirë Lokomotivën e Moskës, Mitaj ka zhvilluar 142 ndeshje në kampionatet greke, ruse dhe saudite, si edhe në kupat kombëtare dhe kompeticionet kontinentale. Në Arabinë Saudite, ai ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2024/25”.

Burimi: Bota Sot