Kurti takohet me deputeten shqiptare në Zvicër

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Shasime Osmanin, e cila së fundmi është zgjedhur deputete në Parlamentin Kantonal të Bernës në Zvicër. Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për arsimin, me fokus në sistemin dual të edukimit, të cilin Kosova po e aplikon gjithashtu, si dhe për barazinë dhe fuqizimin e grave në politikë.

Ai ka theksuar se Osmani është një zë avokues për edukimin dhe drejtësinë sociale, ndërsa kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Postim i plotë: Sot pata kënaqësinë të takohem me Shasime Osmanin, e cila së fundmi është zgjedhur deputete në Parlamentin Kantonal të Bernës, në Zvicër. Ajo është një zë avokues për edukimin dhe drejtësinë sociale.

Biseduam për arsimin, me theks sistemin dual të cilin po e aplikojmë edhe në Kosovë, për rëndësinë e barazisë dhe të fuqizimit të grave në politikë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Mërgata jonë në këtë shtet mik, dhe jo vetëm, gjithnjë e më shumë po merr rol në institucione dhe po bëhet pjesë e vendimmarrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot