Një tjetër rast i përdorimit të armës gjatë një ahengu familjar është shënuar në Shtime, ku Policia ka sekuestruar armën e përdorur pasi i dyshuari e pranoi vetë se kishte shtënë. Sinjali mëson se i dyshuari është Lirim Salihu 25-vjeçar . Sipas burimeve, rreth orës të 30 korrikut, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Petrovë të Shtimes.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po zhvillohej një aheng familjar. Gjatë veprimeve hetimore, Lirim Salihu ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe më pas ua ka dorëzuar vullnetarisht policëve një revole të tipit “Zoraki MOD 917-T”, kalibër 9 mm, si dhe dy fishekë.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armës”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
