Shpërndaje në: Ka nisur programi edhe në skenën kryesore të festivalit “Sunny Hill”, ndërsa mijëra vizitorë janë mbledhur në parkun e festivalit në Bërnicë të Poshtme për natën e parë të edicionit të sivjetmë.
Gazetarja e KOHËS, Besartë Elshani, raportoi në edicionin e lajmeve qendrore të KTV-së se atmosfera po merr formë, ndërsa festivali fillimisht u hap me performancat në skenën “The Next Stage”, ku grupe të ndryshme muzikore sollën ritme energjike gjatë pasdites. Ndërkohë, programi ka nisur edhe në skenën kryesore.
Artistja Sahati ka përfunduar performancën e saj, ndërsa aktualisht po performon Blanco. Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë paraqitja e superyllit të muzikës pop, Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenën kryesore para mijëra adhuruesve. Pas përfundimit të programit në skenën kryesore, festa do të vazhdojë në skenën C4, ku muzika elektronike do të luhet deri në orët e para të mëngjesit.
Festivali do të zgjasë deri të dielën.
