Nga: Associated Press Shpërndaje në: Një marrëveshje e re për armëpushim në Gaza mund të hapë rrugën drejt përfundimit të luftës, pasi Hamasi ka shprehur gatishmërinë për të nisur procesin e çarmatimit.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, parashikon gjithashtu ndalimin e sulmeve izraelite dhe tërheqjen graduale të forcave nga territori, megjithëse zbatimi i saj mbetet i pasigurt Grupi palestinez, Hamas, ka njoftuar të premten se është i gatshëm të nisë procesin e çarmatimit, si pjesë e një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Marrëveshja parashikon gjithashtu që Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza dhe të tërheqë trupat nga territori. Ky zhvillim shihet si hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës, megjithëse zbatimi i marrëveshjes pritet të jetë i vështirë. Hamasi ka bërë të ditur se do t’i dorëzojë armët e rënda vetëm nëse krijohet një shtet palestinez.
Kjo është një kërkesë që qeveria aktuale e Izraelit e kundërshton. Deri tani, Izraeli nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për marrëveshjen. Marrëveshja është pjesë e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të shpallur në tetor të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes, Hamasi duhet të çarmatoset dhe t’ia dorëzojë administrimin e Gazës një autoriteti të pavarur palestinez.
Në të njëjtën kohë, Izraeli duhet të tërheqë forcat e tij, ndërsa në Gaza do të vendoset një forcë ndërkombëtare për të garantuar sigurinë. Edhe Botë 27 tet 2025 Hamasi ka sunduar Gazën me dorë të hekurt – a do të heqë vërtet dorë nga kontrolli? Megjithatë, procesi ka ngecur. Izraeli këmbëngul se nuk do të tërhiqet pa u çarmatosur Hamasi.
Nga ana tjetër, Hamasi akuzon Izraelin se e ka shkelur marrëveshjen duke vazhduar sulmet në Gaza. Për Hamasin, çarmatimi përbën ndryshim të madh. Organizata e ka konsideruar gjithmonë luftën e armatosur si pjesë të identitetit dhe zotëron raketa, eksplozivë dhe armë të tjera. Ndërkohë, nuk pritet që Izraeli të tërheqë forcat ose të bëjë lëshime të mëdha para zgjedhjeve të tetorit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me garë të vështirë zgjedhore. Kundërshtarët e tij e akuzojnë se nuk arriti të parandalonte sulmin e 7 tetorit 2023, i cili çoi në shpërthimin e luftës. Në rrjetet sociale, Donald Trump ka thënë se marrëveshja do të zbatohet në disa faza të planifikuara me kujdes. Sipas tij, pasi të përfundojë çarmatimi, forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.
Më pas, një forcë ndërkombëtare stabilizuese dhe një polici e re palestineze do të marrin përgjegjësinë për sigurinë në territor. Një kopje e marrëveshjes, e siguruar dhe e verifikuar nga Associated Press, ka treguar se armët e policisë së drejtuar nga Hamasi do t’i dorëzohen Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës.
Ky është organ teknik palestinez i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo, pasi varet nga përmbushja e hapave të tjerë të marrëveshjes. Marrëveshja parashikon gjithashtu që armët e rënda, objektet ushtarake dhe tunelet të çaktivizohen dhe të vendosen nën kontroll.
Ky proces do të nisë pasi të mbërrijë komiteti palestinez dhe të vendosen forcat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë do të vazhdojë edhe tërheqja graduale e ushtrisë izraelite nga zonat që kontrollon. Aktualisht, Izraeli kontrollon rreth 60 për qind të territorit të Gazës. Shumë prej këtyre zonave janë shkatërruar dhe janë boshatisur.
Rreth dy milionë palestinezë jetojnë në pjesën tjetër të Gazës, ku qindra mijëra njerëz strehohen në kampe me tenda ose në lagje të shkatërruara.
Edhe Botë 1 o. më parë Kryeministri spanjoll fajëson rrjetet e trafikimit pas valës së migrantëve në Ceuta Një zyrtar izraelit ka deklaruar të enjten, në kushte anonimiteti, se nuk do të ketë tërheqje të forcave izraelite derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe Gaza të jetë demilitarizuar.
Një burim ka thënë se Izraeli është i përfshirë në proces, por nuk është nënshkrues i marrëveshjes. Sipas tij, marrëveshja është arritur mes Hamasit dhe vendeve që po ndërmjetësojnë armëpushimin. Garantues të saj janë Shtetet e Bashkuara, Turqia, Egjipti dhe Katari.
