Pajaziti 85 minuta, Hajduku eliminohet me debakël nga Europa League

0%

Hajduku nga Spliti humbi e rezultat 4:0 pas vazhdimeve (pas 120 minutave) ndaj Pafosit nga Qipro në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa League dhe nuk arriti ta mbrojë epërsinë 2:0 të fituar në ndeshjen e parë.

Skuadra qipriote kaloi në epërsi me golin e Gugës në minutën e 40-të, ndërsa futbollisti David Goldar shënoi në minutën e 90+1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Vetëm tri minuta pas fillimit të kohës shtesë, Biel realizoi për 3:0, ndërsa Joao Correia në minutën e 117-të vulosi fitoren 4:0.

Futbollisti shqiptar Adrion Pajaziti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 50-të dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, por me Hajdukun dolën kokulur nga ky udhëtim. Skuadra nga Spliti kështu eliminohet nga kualifikimet e Europa League dhe kalon në rrethin e tretë kualifikues të Conference League, ku do të përballet me Zhalgirisin e Lituanisë, e cila eliminoi Dinamon e Tbilisin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot