Dita e 61-të e protestës për rrëzimin e Ramës, qytetarët lënë mesazh

0%

Protesta e ditës së 61-të në bulevard dhe e muajit të tretë të rezistencës në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike, shënoi edhe momente pikante të saj. Mesazhet e qytetarëve në thirrje, parulla e pankarta ishin nga më të ndryshmet dhe më tërheqëset.

Goditës ishte edhe mesazhi i gdhendur në pllakat e bulevardit si çdo natë gjatë momentit të nisjes së marshimit. Qytetarët shkruajtën në rrugën e madhe mesazhin: “Balluku në burg!”.

Gjatë këtij marshimi tradicional ku morën pjesë mijëra qytetarë, nuk munguan edhe thirrjet si “Çohuni nga kafja”, “Revolucion”, “Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Berisha në burg, Rama në burg”, apo “Ju erdhi fundi”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot