Abdixhiku pas rikonfirmimit në krye të LDK-së jep sinjale për

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas rikonfirmimit të mandatit të tij në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.

Në një konferencë për media pas përfundimit të votimit, Abdixhiku tha se delegatët e LDK-së kanë miratuar një deklaratë për stabilitet institucional dhe përpjekjet për formimin e institucioneve.

“Miratoi edhe një deklaratë dhe mori një vendim: delegatët me votë shumicë mbështetën përpjekjet tonë për të siguruar stabilitet institucional në Kosovë dhe për të provuar për t’i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme të katërtat me radhë. Ky është vullneti i delegatëve të LDK-së”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Abdixhikut, përmes kësaj deklarate është kërkuar që kryesia e LDK-së dhe deputetët e zgjedhur ta respektojnë plotësisht këtë orientim partiak. I pyetur për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve, Abdixhiku tha se LDK-ja do t’i rikthehet procesit nga pika ku ka mbetur.

“Prej këtij momenti unë e hoqi atë masën e pezullimit dhe LDK-ja është e hapur për bisedime për institucione”. Abdixhiku i mbijeton votimit, mbetet kryetar i LDK-së Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com