Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë –

0%

Një aheng familjar në fshatin Kërpimeh të Podujevës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, pasi u raportuan të shtëna me armë gjatë mbrëmjes. Sinjali mëson se personat e dyshuar janë Bajram Kastrati (66-vjeç) , Halil Zogjani (74-vjeç) dhe Edison Hajrizi (22-vjeç) .

Sipas burimeve, rasti është raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë patrullimit, policët kanë dëgjuar vetë të shtëna me armë, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer kontroll në lokacion, ku janë sekuestruar tri armë: një revolver me gjashtë fishekë; një pistoletë “SIG Sauer”; një armë me gaz e tipit “Blow”. Tre të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve, ata e kanë pranuar në tërësi veprën, duke deklaruar se armët i kishin përdorur gjatë një ahengu familjar.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa Bajram Kastrati, Halil Zogjani dhe Edison Hajrizi janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com