Asamblistët e VV-së në Prishtinë mbajnë sot konferencë për media para

0%

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do të mbajnë sot konferencë për media. Kjo konferencë do të mbahet nga ora para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media nga Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora , para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kjo parti.

Të njëjtit nuk kanë treguar arsyen për mbajtjen e kësaj konference por dje janë publikuar disa biseda në rrjetin social “Snapchat” ku flitet për ryshfet nga kryetari i Komunës së Prishtinës. Sipas atyre bisedave, LDK në Prishtinë që e udhëheq këtë Komunë ka kërkuar 30 mijë euro nga një person për t’ia kryer një punë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri tani, nuk ka ardhur asnjë reagim nga i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Burimi: Bota Sot